Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
Sūrah 5

Al-Maaida

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 52

فَتَرَى ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ يُسَـٰرِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَىٰٓ أَن تُصِيبَنَا دَآئِرَةٌ ۚ فَعَسَى ٱللَّهُ أَن يَأْتِىَ بِٱلْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِّنْ عِندِهِۦ فَيُصْبِحُوا۟ عَلَىٰ مَآ أَسَرُّوا۟ فِىٓ أَنفُسِهِمْ نَـٰدِمِينَ 52

Ata, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ti do t'i shohësh të rendin drejt tyre(jehudëve)... -Kuptimi: Do t’i shohësh dhe dëgjosh ata, që në zemrat e tyre kanë sëmundjen e dyshimit, hipokrizisë dhe besim të dobët, të thonë se miqësohen me ata vetëm për nevojë:Kemi frikë se mos po na godet ndonjë e keqe. -Kuptimi: Druhemi se ndoshta fitorja do të jetë me çifutët dhe të krishterët, prandaj më mirë të ruajmë miqësinë me ta, që, nëse fitojnë, të jemi në anën e tyre. Por, pa dyshim, ky është një mendim i keq për Allahun dhe për fenë e Tij, Islamin. Për këtë arsye, duke kundërshtuar këtë mendim të keq të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu do të sjellë fitoren(për muslimanët)ose ndonjë urdhër nga ana e Tij, e atëherë, ata do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në zemrat e tyre. -Allahu i Madhëruar është i Plotpushtetshëm që t’ua japë fitoren muslimanëve mbi judejtë dhe të krishterët, ose të sjellë ndonjë gjë, për shkak të së cilës munafikët të humbin shpresën se mund të ketë ndonjë fitore për armiqtë e Islamit, duke u dëshpëruar për të keqen që i pret dhe për të mirat që do humbin. Allahu i Plotpushtetshëm u jep fitore muslimanëve mbi çdo armik tjetër dhe e bën Islamin fenë triumfuese mbi çdo fe tjetër në faqen e dheut, dhe kjo sjell trishtim të madh në zemrat e munafikëve dhe qafirëve, që vetëm Allahu e di.