Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Hujuraat
Sūrah 49

Al-Hujuraat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 14

قَالَتِ ٱلْأَعْرَابُ ءَامَنَّا ۖ قُل لَّمْ تُؤْمِنُوا۟ وَلَـٰكِن قُولُوٓا۟ أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ ٱلْإِيمَـٰنُ فِى قُلُوبِكُمْ ۖ وَإِن تُطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتْكُم مِّنْ أَعْمَـٰلِكُمْ شَيْـًٔا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 14

Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” -Allahu i Madhëruar na tregon se çfarë thanë beduinët, të cilët hynë në Islam në kohën e Profetit (a.s.), por pa qenë të qartë dhe pa bërë ato vepra që kërkon imani i vërtetë. Megjithatë, ata përsëri deklaronin se kishin një besim të plotë. Atëherë, Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim të madh, duke u thënë:Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.” –Kuptimi: Mos pretendoni se keni arritur gradën e imanit të plotë, me të gjithë elementët e tij. Por mund të thoni “Hymë në Islam” dhe mjaftohuni me këtë, sepse besimi ende nuk ka zënë vend në zemrat tuaja. Ju thjesht keni besuar nga frika, nga ndonjë shpresë apo për arsye të tjera si këto. E tillë ishte gjendja e beduinëve, të cilët më pas u pajisën me besim të plotë, madje luftuan në rrugën e Zotit.“Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja. ...” -Nëse i bindeni Allahut dhe Profetit të Tij, me kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija, Allahu i Madhëruar nuk ka për t’jua pakësuar veprat tuaja, as sa një thërrmijë. Përkundrazi, Ai ka për t’jua dhënë shpërblimin të plotë, të vogla apo të mëdha qofshin veprat tuaja.“... Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë”. - Allahu është Gafurun – Falës i Madh për ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar dhe të bindur. Ai është, gjithashtu, Rrahim - Mëshirëplotë me ta, sepse u jep sukses të pendohen dhe ua pranon pendimin e tyre.