Skip to content
Tafsir As-Saadi · Muhammad
Sūrah 47

Muhammad

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 38

هَـٰٓأَنتُمْ هَـٰٓؤُلَآءِ تُدْعَوْنَ لِتُنفِقُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَمِنكُم مَّن يَبْخَلُ ۖ وَمَن يَبْخَلْ فَإِنَّمَا يَبْخَلُ عَن نَّفْسِهِۦ ۚ وَٱللَّهُ ٱلْغَنِىُّ وَأَنتُمُ ٱلْفُقَرَآءُ ۚ وَإِن تَتَوَلَّوْا۟ يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوٓا۟ أَمْثَـٰلَكُم 38

Ju ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por ka prej jush që tregohen koprracë. -Atëherë, çfarë do të bënin ata nëse do t’u kërkohej të shpenzonin për një çështje që nuk e shohin si të dobishme për të tashmen e prekshme? Sigurisht që do të tregoheshin më koprracë. Por le ta dinë, se:Kush bëhet koprrac, e bën kundra vetes. -Ky veprim thjesht dëmton ata vetë, duke u privuar nga shpërblimi i madh i Allahut, i Cili është i Pasur dhe Jonevojtar, prandaj nuk dëmtohet aspak nga koprracia e tyre.Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfrit. -Njerëzit kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesin e Allahut në të gjitha çështjet e në çdo çast.Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju. -Zëvendësuesit nuk do të jenë kundërshtues, por do jenë të bindur ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata do ta duan Allahun dhe Profetin e Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se)Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.” [Maide 54].Përfundoi tefsiri i sures Muhamed a.s.Të gjitha lavdërimet qofshin për Allahun e lartësuar dhe salavatet dhe selami qoftë për Profetin e Tij të dashur, familjen e Tij, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tyre me sinqeritet deri në ditën e gjykimit!