Muhammad
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَءَامَنُوا۟ بِمَا نُزِّلَ عَلَىٰ مُحَمَّدٍ وَهُوَ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۙ كَفَّرَ عَنْهُمْ سَيِّـَٔاتِهِمْ وَأَصْلَحَ بَالَهُمْ 2
Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, ... -Këta janë njerëzit që i besojnë të gjitha shpalljet dhe profetët e Zotit dhe, në mënyrë të veçantë, Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s.). Përveç besimit të saktë dhe të sinqertë, ata bëjnë vepra të mira, duke plotësuar detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj krijesave. Të tillëve, Allahu i Madhëruar u dhuron mirësi të shumta. Ndër to, Ai përmend:...do t'ua mbulojë të këqijat... -Ai ua mbulon të këqijat që bëjnë në dynja, qofshin gjynahe të vogla apo të mëdha. ‘Mbulim i gjynaheve’ do të thotë shpëtim nga ndëshkimi i dynjasë dhe i ahiretit....dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. -Nëpërmjet besimit të drejtë dhe veprave që kryhen sipas këtij besimi, Allahu i Madhëruar ua rregullon gjendjen në dynja dhe në ahiret. Ai ua pastron zemrat dhe ua përmirëson më tej veprat e mira, duke ua shumëfishuar numrin këtyre të fundit dhe duke ua shtuar shpërblimin, me bujarinë e Tij. Kështu, Allahu i Madhëruar e rregullon gjendjen e tyre në të gjitha drejtimet. Po cili është shkaku i kësaj bujarie? I Madhëruari thotë: