Skip to content
Tafsir As-Saadi · Muhammad
Sūrah 47

Muhammad

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 10

أَفَلَمْ يَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ دَمَّرَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ ۖ وَلِلْكَـٰفِرِينَ أَمْثَـٰلُهَا 10

A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë, për të parë se si qe përfundimi i popujve para tyre?! Allahu i shkatërroi ata plotësisht, e po kështu do të përfundojnë të gjithë jobesimtarët. -A nuk udhëtojnë nëpër botë këta mohues të së vërtetës dhe të shohin se si qe përfundimi i popujve pararendës, të cilët nuk pranuan të besonin mesazhet që profetët e Zotit u sollën? Le ta bëjnë këtë, dhe do të mësojnë se ai qe përfundimi më i keq. Le të shohin majtas e djathtas, e do të kuptojnë se ata u shkatërruan dhe u zhdukën nga faqja e dheut, për shkak të mohimit. Allahu u shkatërroi pasuritë, pushtetin e vendbanimet, bashkë me veprat dhe intrigat e tyre. Të njëjtin përfundim të dhembshëm kanë pasur mohuesit e çdo kohe dhe vendi. Të gjithë i ka përfshirë ndëshkimi dhe janë bërë mësim për brezat. Ndërsa besimtarët, Allahu i Lartësuar i shpëton nga ndëshkimi dhe i shpërblen me mirësi të shumta.