Skip to content
Tafsir As-Saadi · Ad-Dukhaan
Sūrah 44

Ad-Dukhaan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 8

لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ رَبُّكُمْ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ 8

Nuk ka zot tjetër(që meriton të adhurohet)përveç Tij. Ai jep jetën dhe sjell vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë. -Kuptimi: Nuk ka të adhuruar me të drejtë dhe meritë veç Tij. Ai dhe vetëm Ai jep jetë dhe e merr atë. Jeta dhe vdekja janë vetëm në dorën e Tij. Është Ai që do t’ju ringjallë pas vdekjes tuaj, për t’ju marrë në llogari dhe për t’ju shpërblyer për veprat tuaja. Nëse keni punuar mirë, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni punuar keq, Ai do t’ju japë atë që meritoni, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Allahu është Zoti i të parëve dhe të fundit. Ai është përkujdesur për të parët dhe të fundit, duke u falur mirësi dhe duke i shpëtuar nga ligësitë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar ripohon faktin se Ai është i vetmi Zot Krijues, Sundues, Mëshirues dhe Kujdestar i krijesave të Tij, prandaj duhet të jetë i vetmi i Adhuruar, të Cilit krijesat duhet t’i binden e nënshtrohen, në shenjë dashurie të thellë dhe madhërimi për Të. Këto janë fakte që duhet të sjellin siguri të plotë dhe të largojnë çdo dyshim. Këto ajete duhet të shuajnë çdo mëdyshje e pasiguri rreth të vërtetës së Zotit dhe njëshmërisë së Tij në çdo aspekt. Por me gjithë këto sqarime, mohuesit e Zotit përsëri janë në dyshime dhe të shkujdesur, siç thotë i Gjithëdituri: