Ash-Shura
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَيَسْتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضْلِهِۦ ۚ وَٱلْكَـٰفِرُونَ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ 26
Atij i përgjigjen ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ... -Ata që i përgjigjen ftesës së Zotit të tyre, ata pendohen dhe kthehen të bindur tek Ai, duke patur besimin e drejtë, të bazuar në dritën e ardhur nga Allahu. Ata, gjithashtu, punojnë me këtë besim, sipas udhëzimeve të Profetit dhe me sinqeritet vetëm për Allahun e Lartësuar. Imani dhe veprat e tyre të mira i bëjnë që gjithmonë t’i përgjigjen thirrjes së Allahut dhe të Profetit të Tij, kur ata i ftojnë në fenë që jep jetë dhe që siguron lumturinë në të dyja botët. Dhe, sigurisht, përpjekjet dhe mundi i tyre nuk mund të lihen pa u shpërblyer nga Bamirësi dhe Bujari i madh, që thotë:... të cilëve Ai ua shton shpërblimet nga bujaria e Tij ... -Duke qenë se ata i përgjigjen thirrjes së Tij për besim të drejtë dhe vepra të sinqerta, atëherë Allahu ua shton edhe më shumë mirësitë dhe u jep suksese të mëtejshme për të kryer vepra të mira. Ai u dhuron atyre motivimin dhe vullnetin e mjaftueshëm për të kryer edhe më shumë adhurime ndaj Tij, për t’i shprehur më mirë Atij dashurinë dhe madhërimin. Allahu jo vetëm që u jep sukses për punë të mira, por edhe shpërblimin e këtyre punëve ua shumëfishon nga bujaria e Tij. Ai shpërblen shumë më tepër sesa ne mund të kërkojmë prej Tij, sepse është Bujar dhe Bamirës. Allahu është Mirënjohës i madh edhe për vepra që në sytë e robit janë shumë të vogla, nëse ato kryhen me sinqeritet. Ky është një sukses i madh për robërit që i përgjigjen ftesës së Zotit. Ndërsa ata që zgjedhin të mos i përgjigjen ftesës bujare të Allahut, në fakt kanë zgjedhur me vetëdije të plotë që të bashkohen me mohuesit e Allahut dhe të profetëve të Tij. Për këtë arsye, i Lartësuari i quan ata jobesimtarë, kur thotë:Ndërsa jobesimtarët do të dënohen ashpër. -Ata do të goditen nga ndëshkimi i rreptë në dynja dhe në ahiret. Ata që nuk e vlerësojnë ftesën e Zotit nuk ka kush që mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë, prandaj janë në një humbje të sigurt. Kjo është rruga që vetë e kanë zgjedhur dhe merituar me veprat e tyre. Allahu i Lartësuar ia jep gjithësecilit mundësinë për të ndjekur rrugën e drejtë, por jo të gjithë zgjedhin mirësinë e Tij.