Skip to content
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
Sūrah 42

Ash-Shura

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 20

مَن كَانَ يُرِيدُ حَرْثَ ٱلْـَٔاخِرَةِ نَزِدْ لَهُۥ فِى حَرْثِهِۦ ۖ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرْثَ ٱلدُّنْيَا نُؤْتِهِۦ مِنْهَا وَمَا لَهُۥ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ 20

Atij që dëshiron të fitojë Botën Tjetër, Ne do t’ia shtojmë shpërblimet(e punëve të tij),... -Çdokush që synon shpërblimin dhe mirësitë e ahiretit, duke i besuar ato dhe duke u përpjekur ashtu si duhet për arritjen e tyre, ka premtimin e pakthyeshëm se Allahu i Lartësuar do t’ia shtojë dhe shumëfishojë shpërblimin e punëve të tij. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. [Isra 19]. Një njeri i tillë, edhe pse angazhohet me çështjet e ahiretit, nuk do humbë gjë nga pjesa e dynjasë, por do t’i jepet me bujari dhe mirësi....ndërsa atij që dëshiron vetëm këtë botë, Ne kemi për t'i dhënë(diçka) prej saj, por në Botën Tjetër ai nuk ka pjesë(në shpërblimin e Zotit). -Ndërsa ata që duan vetëm jetën e dynjasë, ata që me përpjekjet dhe mundin e tyre kanë qëllim vetëm këtë jetë, ata që nuk e besojnë ahiretin dhe nuk përpiqen për të, ata që nuk shpresojnë për shpërblimin në ahiret dhe nuk i ruhen ndëshkimit në të, ata kanë për të marrë prej kësaj dynjaje, - siç thotë Allahu i Lartësuar, - veçse atë që e kanë për pjesë nga ajo. Ndërsa në ahiret, ata nuk do ta shijojnë kurrë Xhenetin, nuk do të jetojnë mes mirësive të tij. Ata e kanë të ndaluar hyrjen në të, por do të ndëshkohen në Xhehenem. Ata, me mosbesimin dhe me veprat e tyre, do ta meritojnë Zjarrin dhe ndëshkimin në të. Ky ajet u përngjan shumë disa ajeteve të tjera, si: “Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, Ne do t’ua japim të plotë shpërblimin e veprave të tyre në të, pa u lënë asgjë mangët. Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s'ka asgjë tjetër veç Zjarrit. Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan.” [Hud 15, 16]. Ose: “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur.” [Isra 18].