Skip to content
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
Sūrah 42

Ash-Shura

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verses 1–3

حمٓ 1 عٓسٓقٓ 2 كَذَٰلِكَ يُوحِىٓ إِلَيْكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكَ ٱللَّهُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ 3

Ha, Mim. Ajn, Sin, Kaf. Kështu të jep shpalljen ty, - ashtu si atyre që ishin para teje, - Allahu, Ngadhënjimtari, i Urti. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ia shpalli Kur’anin madhështor Profetit të Tij të zgjedhur, ashtu sikurse u shpalli edhe profetëve të tjerë para tij. Kështu, këtu shprehet mirësia e madhe që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njerëzimit me shpalljet e librave të shenjtë në mënyrë të vazhdueshme dhe me dërgimin e profetëve. Po ashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se Muhamedi (a.s.) nuk qe i pari njeri që u zgjodh si profet. Tradita dhe gjendja e tij i përngjajnë traditës dhe gjendjes së të dërguarve paraardhës. Edhe Shpallja të cilën ai e përcolli prej Zotit të tij është e ngjashme me atë çka sollën edhe profetët para tij. Të gjitha shpalljet e Zotit janë të vërteta dhe të mbushura me mirësi, vërtetësi dhe drejtësi. Ato janë të tilla, sepse janë shpallje nga Ai që ka cilësitë absolute, si i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë, me fuqi, pushtet, krenari dhe urtësi të pakrahasueshme.