Al-Ghaafir
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
فَلَمَّا جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَرِحُوا۟ بِمَا عِندَهُم مِّنَ ٱلْعِلْمِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ 83
Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, ... -Kur profetët e Zotit sollën libra hyjnorë, mrekullitë madhështore dhe diturinë e dobishme, nëpërmjet së cilës mund të dallonin udhëzimin e drejtë nga devijimi dhe të vërtetën nga e kota, pabesimtarët u vetëkënaqën me diturinë që kishin, edhe pse ajo ishte në kundërshtim me fenë e Zotit dhe me diturinë e sjellë nga profetët. Kuptohet lehtë se ky gëzim i tyre me njohuritë që kishin ishte vetëkënaqësi e tepruar. Nga ana tjetër, ajo tregonte për armiqësinë dhe urrejtjen e madhe të tyre për të vërtetën me të cilën erdhën profetët. Ata i trumbetonin idetë e tyre sikur ishin e vërteta e sigurt, që duhet mbrojtur e pasuar. Këtu futen edhe idetë e filozofisë greke, nëpërmjet të cilave disa njerëz përpiqen që të hedhin poshtë ajetet kuranore ose që të zbehin rëndësinë dhe vlerën e Librit të Allahut në zemrat e robërve. Sipas tyre, dituria e sigurt e Kur'anit mund të vihet në dyshim. Për ta është më e pranueshme që të pranosh logjikën e mendjelehtëve, të cilët mbështeten në rregulla të kota, që i vendosin vetë dhe i besojnë si të mirëqena. Ky këmbim konsiderohet si mohimi më i madh i Shpalljes së Allahut dhe si armiqësi e hapur ndaj saj. Por Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmëtari më i mirë kundër mohuesve e refuzuesve të së vërtetës....por atëherë i goditi ai(dënimi i Zotit)me të cilin talleshin. -Mbi ta zbriti ndëshkimi, për shkak të shpërfilljes dhe talljes me shenjat dhe Shpalljen e Zotit.