Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
Sūrah 40

Al-Ghaafir

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 76

ٱدْخُلُوٓا۟ أَبْوَٰبَ جَهَنَّمَ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى ٱلْمُتَكَبِّرِينَ 76

Hyni tani në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Sa i shëmtuar është vendi i kryeneçëve! -Secili grup të dënuarish, në varësi të padrejtësive që ka bërë, do të hyjë në shtresën e Zjarrit që meriton prej shtresave. Allahu i Madhëruar thekson: “Aty do të jeni përgjithmonë”, pra, nuk kanë për të dalë kurrë prej tij! Sa i keq është përfundimi i qafirëve kryeneçë e arrogantë! Ai është një fund poshtërues e përçmues! Atje do të burgosen dhe do të ndëshkohen, duke vuajtur sa në zjarrin përvëlues, e sa në të ftohtin e acartë të Xhehenemit.