An-Nisaa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
سَتَجِدُونَ ءَاخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُوا۟ قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوٓا۟ إِلَى ٱلْفِتْنَةِ أُرْكِسُوا۟ فِيهَا ۚ فَإِن لَّمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُوٓا۟ إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَمَ وَيَكُفُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَٱقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ ۚ وَأُو۟لَـٰٓئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَـٰنًا مُّبِينًا 91
Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen nga ju dhe nga populli i tyre. Por sa herë që ftohen në idhujtari ata kthehen pas e bien në të. -Kuptimi: Nga mesi i munafikëve, me të cilët keni të bëni, do të gjeni të tillë që thjesht synojnë mbrojtjen e popullit të tyre. Por në ndryshim nga kategoria e dytë, të cilët i largohen luftës kundër muslimanëve për shkak të respektimit dhe vlerësimit për ta, këta, sa herë shohin ndonjë mundësi për të dëmtuar muslimanët, kthehen në idhujtari dhe në origjinën e tyre armiqësore kundër Islamit. Megjithatë, kur shohin se fuqia e Islamit është e madhe, ata nuk e marrin guximin që t’i luftojnë muslimanët apo të bëhen palë me aleatët kundër tyre. Kështu, kategoria e dytë heq dorë nga lufta kundër muslimanëve, për shkak të respektit dhe vlerësimit për ta, e jo për shkak të frikës për veten e vet. Ndërsa kategoria e tretë e bën këtë nga frika, e jo nga respekti dhe vlerësimi për muslimanët, madje, nëse do të kishin mundësi për t’i luftuar muslimanët, do ta bënin atë. Prandaj dhe i Lartësuari thotë:Kështu, në qoftë se këta nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapini dhe vritni kudo që t’i ndeshni! Ne ju kemi dhënë argument të qartë kundër tyre! -Kuptimi: Nëse ata sillen kështu, atëherë ju keni një argument të qartë kundër tyre dhe leje për t’i luftuar dhe vrarë kudo që t’i gjeni. Ata janë vetëshpallur si armiqtë tuaj dhe kanë shkelur paqen, prandaj le ta mbajnë përgjegjësinë.