An-Nisaa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
لَّـٰكِنِ ٱلرَّٰسِخُونَ فِى ٱلْعِلْمِ مِنْهُمْ وَٱلْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ ۚ وَٱلْمُقِيمِينَ ٱلصَّلَوٰةَ ۚ وَٱلْمُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلْمُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ أُو۟لَـٰٓئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا 162
Pasi tregoi të metat e ithtarëve të Librit, Allahu i Lartësuar përmend edhe cilësitë e pjesës së mirë të tyre:Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre dhe besimtarët(e vërtetë), besojnë në atë që të është shpallur ty(O Muhamed)dhe në atë që është shpallur para teje. Kështu besojnë edhe ata që falin rregullisht namazin, dhënësit e zekatit dhe besimtarët(e vërtetë)në Allahun dhe në Ditën e Kijametit. -Pra, janë ata njerëz, në zemrat e të cilëve ka zënë vend dija dhe kanë siguri të plotë në vërtetësinë e fjalës së Allahut, që i besojnë plotësisht Shpalljes që iu zbrit Muhamedit (a.s)dhe shpalljeve që zbritën para tij. Fryte të këtij besimi të saktë janë veprat e mira, si falja e rregullt e namazit dhe dhënia e zekatit, të cilat janë, në fakt, ndër veprat më të mira dhe më të dobishme. Ato janë të tilla, sepse nëpërmjet tyre kultivohet sinqeriteti ndaj Zotit dhe bamirësia ndaj krijesave. Ata gjithashtu besojnë në Ditën e Gjykimit, duke iu frikësuar kërcënimit të Zotit dhe duke shpresuar premtimet e Tij. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Atyre do t’u japim shpërblim të madh. -Ky shpërblim u premtohet atyre, sepse ata kanë dijen e saktë e të dobishme, besimin, punën e mirë në përputhje me këtë besim dhe besimin në të gjithë librat dhe profetët e Zotit, pa përjashtim.