An-Nisaa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱلَّـٰتِى يَأْتِينَ ٱلْفَـٰحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمْ فَٱسْتَشْهِدُوا۟ عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةً مِّنكُمْ ۖ فَإِن شَهِدُوا۟ فَأَمْسِكُوهُنَّ فِى ٱلْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّىٰهُنَّ ٱلْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ ٱللَّهُ لَهُنَّ سَبِيلًا 15
Nëse ndonjëra nga gratë tuaja bën imoralitet, kërkoni që kjo(vepër)të dëshmohet nga katër veta(burra)prej jush. -Këtu është fjala për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar imoralitetin më poshtë si “vepër e poshtër” (fâĥisheh), për të treguar se sa i shëmtuar është ai. Por që të pranohet kjo akuzë, duhet të dëshmojnë katër burra “nga mesi juaj”, domethënë besimtarë të drejtë dhe të besueshëm, se e kanë parë qartësisht.Nëse këta dëshmojnë, atëherë i mbyllni ato(gratë)në shtëpi, derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë zgjidhje tjetër për to. -Nëse dëshmia e tyre pranohej dhe gjykohej si e vërtetë, atëherë gruaja imorale mbyllej në shtëpi. Izolimi është një lloj dënimi. Gruaja imorale izolohej në shtëpi deri në vdekje, ose derisa Zoti të sillte një zgjidhje apo mënyrë tjetër dënimi për të. Ky gjykim nuk është i shfuqizuar, por është i afatizuar deri në kohën e një gjykimi tjetër. Pra, në fillimet e Islamit, ky ishte gjykimi për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme, deri në kohën kur hyri në fuqi ligji i gurëzimit për të martuarit dhe i goditjes me kamxhik për të pamartuarit, i vendosur nga ajetet e tjera për këtë çështje.