An-Nisaa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَلَا تَهِنُوا۟ فِى ٱبْتِغَآءِ ٱلْقَوْمِ ۖ إِن تَكُونُوا۟ تَأْلَمُونَ فَإِنَّهُمْ يَأْلَمُونَ كَمَا تَأْلَمُونَ ۖ وَتَرْجُونَ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا يَرْجُونَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا 104
Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! -Pra, mos tregoni dobësi e plogështi në ndjekjen dhe sulmin kundër armiqve jobesimtarë. Mos tregoni dobësi e plogështi në zhvillimin e luftës në rrugën e Zotit dhe gjithmonë qëndroni syçelë e në gatishmëri. Dijeni se dobësia e zemrës sjell dobësimin trupor, dhe kjo dëmton qëndrueshmërinë në luftën kundër qafirëve. Pra, jini të fuqishëm dhe aktivë në luftë! Pastaj Allahu i Lartësuar thotë diçka që i forcon zemrat e besimtarëve:Nëse ju ndieni dhimbje,(dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. -Kuptimi: Nëse ju ndieni dhimbje e lodhje, ta dini se nuk jeni të vetmit që i provoni. Edhe qafirët i vuajnë ato, dhe në këtë aspekt jeni të barabartë, prandaj nuk ju takon juve të shkurajoheni për hir të këtyre dhimbjeve e plagëve. Dinjiteti juaj nuk duhet t’ju lejojë që të përuleni përpara të tilla vështirësish. Është e pranueshme që herë të mundesh e herë të fitosh mbi armiqtë, por që të shkurajohesh para tyre tregon dobësi nga ana juaj. Ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Ju shpresoni të gëzoni mirësitë e Tij të mrekullueshme dhe të shpëtoni nga ndëshkimi i Tij. Madje, besimtarët e zgjedhur kanë qëllime më të larta. Ata synojnë dhe punojnë për të ndihmuar fenë e Allahut, për të zbatuar Sheriatin dhe për të përhapur më gjerë Islamin. Ata përpiqen për udhëzimin e të humburve dhe për mposhtjen e armiqve të besimit. Këto objektiva të larta i motivojnë besimtarët e sinqertë dhe iu japin atyre forcë dhe guxim të vazhdueshëm. Nuk ka të krahasuar mes atyre që synojnë vetëm krenarinë e kënaqësinë në këtë botë, që edhe mund të mos e arrijnë, dhe atyre që synojnë dhe luftojnë për arritjen e lumturisë së dynjasë dhe të ahiretit, për fitoren e kënaqësisë së Zotit dhe për Xhenetin e premtuar nga Ai, dhe që sigurisht do t’i arrijnë. I Lartësuar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu i Madhërishëm, që i dalloi robërit e Tij të sinqertë me mirësi të shumta mbi njerëzit e tjerë. Dallimi i tyre është bërë prej diturisë dhe urtësisë së Tij të madhe dhe absolute. Prandaj i Lartësuari thotë në fund të këtij ajeti:Allahu është i Ditur e i Urtë. -Pra, Allahu është i plotë në dijen e Tij dhe në urtësinë e Tij.