Az-Zumar
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَـٰنَ ضُرٌّ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعْمَةً مِّنْهُ نَسِىَ مَا كَانَ يَدْعُوٓا۟ إِلَيْهِ مِن قَبْلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادًا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦ ۚ قُلْ تَمَتَّعْ بِكُفْرِكَ قَلِيلًا ۖ إِنَّكَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلنَّارِ 8
E, kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë.. -Allahu i Madhëruar na njofton për mirësitë e shumta që Ai i dhuron robit dhe kujdesin e madh që tregon për të, edhe pse robi tregohet mosmirënjohës. Kur njeriun e kap ndonjë fatkeqësi ose sprovë, si sëmundje, varfëri apo kur gjendet në vështirësi në det ose kudo, e di mirë se nga kjo gjendje mund ta nxjerrë veçse Allahu i Lavdëruar. Për këtë arsye, ai i lutet me përgjërim veçse Allahut, duke i shfaqur pendimin e sinqertë dhe duke i kërkuar me ngulm e përunjësi që ta shpëtojë dhe t'ia largojë atë fatkeqësi që e ka kapur.Por, kur Ai(Allahu) i jep ndonjë të mirë, njeriu harron se më parë i është lutur Atij -Kur Allahu ia largon atë vështirësi, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, njeriu harron se më parë i është lutur Atij. Madje, ai largohet dhe i kthen shpinën Zotit, a thua se kurrë nuk i ka ndodhur ajo fatkeqësi. Kështu vazhdon në idhujtarinë e tij dhe shpërfill mirësinë e Allahut.dhe i përshkruan shokë Allahut e kështu, i largon të tjerët nga rruga e Allahut. -Ai largon veten nga rruga e drejtë, por largon dhe të tjerët, sepse është i devijuari ai që të devijon. Thuaji këtyre mosmirënjohësve, që i përgjigjen mirësisë së Allahut me mosbesim dhe mosmirënjohje:Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mohimin tënd, se ti pa dyshim je nga banorët e Zjarrit!” -Ato kënaqësi nuk kanë për të të hyrë në punë kur të jesh në zjarr, siç thotë i Lavdëruari në një jet tjetër: "Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë (këtë jetë) për pak vjet, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Dhe për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?" [Shuara 205 - 207].