Az-Zumar
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَمَا قَدَرُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦ وَٱلْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَٱلسَّمَـٰوَٰتُ مَطْوِيَّـٰتٌۢ بِيَمِينِهِۦ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ وَتَعَـٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ 67
Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon -Këta idhujtarë nuk e vlerësojnë Allahun ashtu siç Ai e meriton, në pushtetin dhe fuqinë e Tij, dhe nuk e madhërojnë ashtu siç e meriton madhëria e Tij. Madje, bëjnë të kundërtën e kësaj. Ata i shoqërojnë Atij shokë e partnerë, të cilët janë të mangët dhe të ulët në cilësitë dhe veprat e tyre. Nëse shikon cilësitë e tyre, ato janë tërësisht të mangëta, në çdo aspekt. Nëse sheh veprat e tyre, ato nuk sjellin asnjë dobi apo të të mbrojnë nga ndonjë e keqe. Ata nuk mund të japin dhe as të privojnë dhe nuk kanë në dorë asgjë. Idhujtari e barazon me Allahun e Madhëruar këtë krijesë të dobët, të mangët dhe nevojtare nga çdo këndvështrim. Prej madhështisë dhe pushtetit të Allahut është edhe fakti që:dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, kurse qiejt do jenë të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë. -Ditën e Gjykimit, Toka do të jetë në Dorën e Rrahmanit. Qiejt, me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre, do të jenë të palosur në të djathtën e Tij. Kështu, ai njeri që e barazon Zotin me këto krijesa nuk e ka madhëruar Zotin ashtu siç i takon madhështisë së Tij. Ky është nga njerëzit më të padrejtë dhe keqbërës.I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë! -Allahu është i dëlirë dhe i lartësuar nga çfarë ata i shoqërojnë dhe nga përshkrimet e tyre të ulta. Pasi i paralajmëron dhe frikëson ata, duke u treguar madhështinë e Tij, Allahu i Madhëruar vijon t'i frikësojë edhe duke përshkruar Ditën e Gjykimit, por edhe që t'i nxisë për punë të mira dhe për shpërblimin e madh që i pret.