Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 63

لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ 63

Vetëm tek Ai janë çelësat e qiejve e të tokës... -Në dorën e Tij janë çelësat e diturisë dhe pushtetit në qiej dhe në tokë, prandaj: "Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi)që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri." [Fatir 2]. Allahu i Madhëruar përmend disa fakte që na tregojnë për madhështinë e Tij, fakte të cilat duhet të bëjnë që zemrat ta madhërojnë dhe të mbushen me respekt dhe përunjësi për Të. Në vijim, Ai na tregon gjendjen e atyre të cilët nuk e madhërojnë Allahun ashtu siç i takon. Ai thotë:Dhe ata që i mohuan argumentet e Allahut - ata do të jenë të humburit. -Ata nuk besojnë ato shenja dhe mrekulli që tregojnë për të vërtetën e sigurt dhe e qartësojnë rrugën e drejtë. Por këta të mjerë i mohojnë, prandaj dhe do të jenë të humbur dhe të dëshpëruar. Ata janë të privuar, sepse e privojnë veten nga ajo që i rregullon zemrat. Dhe zemrat rregullohen veçse nga adhurimi i Zotit përmes të mirës dhe mënyrave të sjella në Shpalljen e Tij, me sinqeritet në zbatimin e fesë së Tij. Ata e privojnë veten nga çdo gjë që rregullon gjuhën dhe fjalët e tyre. Gjuhën e njeriut e rregullon dhikri i Zotit. Ata e privojnë veten edhe nga veprat e mira, që rregullojnë gjithë qenien e njeriut. Dhe trupi e zemra e njeriut rregullohet nëpërmjet bindjes ndaj Allahut dhe adhurimeve të sinqerta për Të. Ata, përkundrazi, bëjnë punë që shkatërrojnë zemrën, shpirtin dhe trupin e tyre. Në këtë mënyrë, ata privojnë veten nga Xheneti i mirësive dhe zhyten në dëshpërimin e përjetshëm, në Xhehenem.