Az-Zumar
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
أَوَلَمْ يَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 52
A nuk e dinë ata se është Allahu Ai që i jep me mbushulli atij që do dhe ia kufizon rizkun atij, që do. -Ai ia shton pasurinë kujt të dëshirojë prej robërve të Vet, qoftë robi i mirë apo i keq. Nga ana tjetër, Zoti ia kufizon pasurinë atij që Ai do, i mirë apo i keq qoftë ai rob. Pasuria shpërndahet mes njerëzve, sipas urtësisë së Zotit dhe shtimi apo pakësimi i saj nuk përbën ndonjë prestigj dhe dallim. Ndërsa imanin e pastër dhe punët e mira e të sinqerta sipas tij, Allahu ua dhuron dhe ua mundëson veçse të zgjedhurve dhe të dalluarve, pra, krijesave më të mira.Edhe në këtë ka argumente për ata që besojnë. -Në shtimin dhe pakësimin e pasurisë ka shumë argumente dhe mësime, që duhet vlerësuar dhe menduar thellë. Besimtarët e dinë mirë se shtimi dhe pakësimi i pasurisë bëhet sipas urtësisë dhe mëshirës së Allahut. Allahu e di mirë gjendjen e robërve dhe mund të ndodhë që Ai t'ua pakësojë pasurinë nga butësia dhe kujdesi për ta, që ata të udhëzohen dhe të mos prishen e shkatërrohen. Ndoshta po t'ua shtojë atë, ata do ti’i kalojnë kufijtë në tokë dhe do të humbin shumë larg. Po Allahu kujdeset që të rregullojë, ruajë e forcojë besimin e tyre, gjë kjo e cila është çështja më e rëndësishme për ta. Kjo është vetë lumturia dhe gëzimi i shpirtit dhe zemrës së tyre. Ai e di që kjo është e vetmja mënyrë që ata të arrijnë çdo të mirë dhe të ruhen e shpëtojnë nga të këqijat. Allahu është më i ditur për gjithçka.