Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 42

ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلْأَنفُسَ حِينَ مَوْتِهَا وَٱلَّتِى لَمْ تَمُتْ فِى مَنَامِهَا ۖ فَيُمْسِكُ ٱلَّتِى قَضَىٰ عَلَيْهَا ٱلْمَوْتَ وَيُرْسِلُ ٱلْأُخْرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ 42

Allahu i Lavdëruar na njofton se Ai është i vetmi që administron dhe rregullon çështjet e robërve të Tij, qoftë kur janë zgjuar dhe në aktivitet, qoftë kur janë në gjumë, kur janë gjallë në këtë jetë dhe pas largimit nga kjo jetë. Ai thotë:Allahu ua merr shpirtrat robërve kur u vjen çasti i vdekjes. -Kjo është vdekja e madhe, që e largon njeriun nga kjo jetë. Fakti që Allahu thotë se është Ai që i merr dhe ngre shpirtrat nuk bie ndesh me faktin se Ai ka ngarkuar Melekun e Vdekjes me detyrën e marrjes së shpirtit dhe melekë të tjerë si ndihmës të këtij meleku, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: "Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i Vdekjes që është caktuar për ju, e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë” (për gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi)”. [Sexhde 11]. Pra, nuk ka asnjë kontradiktë në këtë mes, sepse ndonjëherë Allahu ia atribuon këto vepra Vetes së Vet me pozitën e Tij si Ai që kujdeset dhe administron të gjitha çështjet e krijesave dhe herë të tjera ia atribuon ndonjë krijese apo sebepeve, parë nga këndvështrimi se ato janë rregulla dhe ligje që vetë Ai i ka vendosur dhe që funksionojnë me urtësinë e Tij. Allahu ka bërë shkak për çdo pasojë. Ky është ligji shkak-pasojë, që Ai ka vendosur në këtë jetë.Dhe po kështu, edhe atyre që janë në gjumë e nuk kanë vdekur. -Kjo është vdekja e vogël. Allahu e ngre dhe e mban shpirtin, që ende nuk ka dalë e kaluar në vdekjen e madhe.Shpirtrat e atyre që u është caktuar vdekja i mban (nuk i kthen), ndërsa shpirtrat e të tjerëve(që nuk u është caktuar vdekja)i lë (të kthehen), deri në afatin e caktuar. -Kështu, Allahu i Lartësuar i mban ata shpirtra që ka vendosur të kalojnë në ahiret dhe i lëshon disa të tjerë që të vazhdojnë jetën në këtë botë, deri në afatin e caktuar. Ai i lë të vazhdojnë jetën për të marrë të plotë rizkun këtu, derisa të përfundojë koha e tyre.Vërtet, në këto çështje ka argumente për ata që mendojnë. -Domethënë, për ata njerëz që mendojnë për pushtetin e Tij të plotë për të ringjallur të vdekurit pasi të largohen nga kjo jetë. Kjo tregon se shpirti është diçka që qëndron vetë dhe që përmbajtja e tij është ndryshe nga ajo e trupit. Shpirti është i krijuar nga Zoti dhe nën pushtetin e Tij. Është Ai që vepron në të gjatë jetës, gjatë gjumit të njeriut. Shpirti është diçka Allahu e merr, e ngre, e lëshon, ose e nxjerr nga trupi i njeriut. Shpirtrat e të gjallëve dhe të vdekurve takohen në jetën e berzah-ut dhe tubohen bashkë e komunikojnë. Allahu i Lartësuar i lëshon dhe i kthen mbrapsht shpirtrat e të gjallëve dhe nuk i kthen ata që Ai ka vendosur të vdesin.