Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 38

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۚ قُلْ أَفَرَءَيْتُم مَّا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنْ أَرَادَنِىَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلْ هُنَّ كَـٰشِفَـٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوْ أَرَادَنِى بِرَحْمَةٍ هَلْ هُنَّ مُمْسِكَـٰتُ رَحْمَتِهِۦ ۚ قُلْ حَسْبِىَ ٱللَّهُ ۖ عَلَيْهِ يَتَوَكَّلُ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ 38

Nëse i pyet ata (idhujtarët)se kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” -Nëse u drejtohesh të humburve, të cilët të kërcënojnë me ato idhuj dhe puta të pafuqishme, dhe u sjell një argument duke thënë: "... kush i krijoi qiejt dhe tokën ...", ata nuk do të mund të tregojnë që i kanë krijuar idhujt, por me siguri do të thonë: “Allahu”. Pra, Allahu është i vetmi që ka krijuar gjithçka i vetëm e pa ndihmën e askujt. Atëherë, për t'u treguar se sa të dobët, të mangët dhe të pafuqishëm janë ata idhuj, thuaju:Thuaju atyre: “Më tregoni për ata (idhujt)që ju i adhuroni veç Allahut! Nëse Allahu më sprovon me ndonjë të keqe, a mund të ma largojnë atë të keqe?” -A kanë mundësi ata idhuj që të më shpëtojnë nga ajo që Allahu do të më godasë? A do ta ndalojnë atë goditje ose ta lehtësojnë sado pak?!“Po nëse Allahu dëshiron të më dhurojë (ndonjë të mirë)nga mëshira e Tij, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” -Nëse Zoti dëshiron të më bekojë dhe dhurojë mirësi, qoftë në dynjanë time apo në fenë dhe besimin tim, "...a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” A mund të më privojnë nga ajo? Ata me siguri do të pohojnë se idhujt nuk kanë mundësi as të largojnë të keqen dhe as kanë në dorë që të pengojnë të mirën që Zoti e dëshiron. Atëherë, pasi të jetë bërë e qartë nga këto pyetje se i vetmi i Adhuruar është Allahu, i vetmi që ka krijuar krijesat dhe ka në dorë dobinë dhe dëmin, ndërsa të tjerët janë të dobët e të pafuqishëm në çdo drejtim, që nuk mund të krijojnë gjë dhe nuk zotërojnë asnjë mundësi për të sjellë dobi apo dëm, atëherë drejtoju idhujtarëve e thuaju:Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten ata që kërkojnë mbështetje.”. -Të tillë janë besimtarët. Ata i mbështeten dhe kërkojnë ndihmë vetëm Allahut, për të arritur çdo të mirë dhe për të larguar çdo të keqe. Ai i cili ka në dorë gjithçka, Ai më mjafton si ndihmëtar dhe mbrojtës, Ai do të më mjaftojë në lidhje me gjithçka që më shqetëson.