Az-Zumar
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
قُرْءَانًا عَرَبِيًّا غَيْرَ ذِى عِوَجٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ 28
Ai është një Kur’an në arabisht pa asnjë shtrembërim, -Në e sollëm këtë libër në gjuhën arabe të pastër, me terma të qartë dhe të thjeshtë për t'u kuptuar, në mënyrë të veçantë nga populli arab. Ne e bëmë Kur'anin: "... pa shtrembërime". Pra, në të nuk do të gjesh mangësi në asnjë aspekt, as në termat e formulimet e tij e as në kuptimet mesazhet që përcjell. Kjo tregon se Kur'ani është tërësisht i drejtë dhe udhëzues në mirësi, siç ka thënë i Madhëruari: "Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, i Cili i ka shpallur robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kur'anin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim! (Një libër) të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij (për jobesimtarët), e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm (Xhenetin), në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë." [Kehf 1 - 3].me qëllim që të bëhen të devotshëm. -Ai ua bëri të lehtë kuptimin dhe të përfituarit nga ky libër, në mënyrë që ata të mund të pajisen me takua. Nëpërmjet Shpalljes, Allahu ua lehtësoi robërve rrugët e takua-s, qoftë në aspektin e diturisë së dobishme që ofron, qoftë në aspektin praktik dhe të punëve që duhen kryer. Nëpërmjet Kur'anit dhe shembujve të sjellë në të, Allahu i Madhëruar na mëson atë që nuk e dimë dhe na nxit që të bëjmë vepra të mira e të jetojmë sipas tij. Më pas, Allahu na sjell një shembull ilustrues, për të kuptuar më mirë teuhidin dhe shirkun. Ai thotë: