Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 22

أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَـٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ فَوَيْلٌ لِّلْقَـٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكْرِ ٱللَّهِ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ فِى ضَلَـٰلٍ مُّبِينٍ 22

Ai të cilit Allahu ia ka zgjeruar gjoksin për besimin islam është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. -Si mund të jenë të njëjtë këto dy lloje njerëzish? I pari është ai që Zoti ia zgjeroi gjoksin për të pranuar Islamin, për të nxënë porositë e ligjet e Zotit dhe për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Ai i bën këto duke qenë shumë i qartë dhe i mbuluar nga prehja. Ai e adhuron Allahun duke qenë i qartë dhe i sigurt në çdo gjë që bën. Për këtë tregon fjala e Tij: "... është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet." Ai është i ndriçuar nga Zoti i tij në çdo hap që hedh dhe çdo çast në këtë jetë. Ndërsa ai tjetri nuk i ka këto mirësi dhe nuk e njeh prehjen dhe qetësinë e zemrës, prandaj Zoti thotë:Mjerë ata që, nga zemërngurtësia e tyre, nuk e përmendin Allahun! -Ato zemra nuk zbuten dhe as preken kur dëgjojnë Librin e Allahut. Ato nuk marrin mësim kur kujtohen dhe paralajmërohen nga ajetet e Tij. Ato zemra nuk qetësohen kur kujtohet Zoti, madje largohen dhe e refuzojnë me forcë e urrejtje mesazhin që u vjen nga Zoti i tyre. Ata gjejnë prehje vetëm kur merren me diçka tjetër veç Zotit. Këta të mjerë janë të kërcënuar ashpër.Ata janë në një humbje të qartë. -Ku ka humbje dhe dëshpërim më të madh sesa i atij që është larguar nga i vetmi Mbrojtës e Ndihmëtar, që kujdeset për gjithçka? Çdo lumturi është e lidhur ngushtë me kthimin dhe afërsinë pranë Zotit dhe përkushtimit ndaj Tij. Këtyre të mjerëve u është ngurtësuar zemra dhe nuk e kujtojnë e përmendin aspak Zotin. Ata i janë dedikuar me gjithë qënien e tyre diçkaje që u sjell veçse dëshpërim e ligësi, që të largon nga Zoti dhe kënaqësia e Tij.