Skip to content
Tafsir As-Saadi · As-Saaffaat
Sūrah 37

As-Saaffaat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 106

إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ ٱلْبَلَـٰٓؤُا۟ ٱلْمُبِينُ 106

Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. - Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit - pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë: