Skip to content
Tafsir As-Saadi · Yaseen
Sūrah 36

Yaseen

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 78

وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِىَ خَلْقَهُۥ ۖ قَالَ مَن يُحْىِ ٱلْعِظَـٰمَ وَهِىَ رَمِيمٌ 78

Dhe Ai(njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur?“ -Ai na solli një shembull, gjë që askush nuk duhet ta bëjë, sepse është gabim i madh që të gjykosh duke krahasuar fuqinë e Krijuesit me atë të krijesës. Sipas kësaj logjike, ajo që është e pamundur për forcën e krijesës është e pamundur edhe për fuqinë dhe pushtetin e Zotit! Kjo është e gabuar dhe e papranueshme. Ai njeri solli këtë shembull: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? A ka ndonjë që mund t'i ringjallë? Kjo është një pyetje mohuese, që e mohon këtë mundësi kategorikisht. Domethënë, sipas saj, askush nuk mund t'i risjellë në jetë kockat, pasi janë tretur ose bërë pluhur. Meqenëse kjo është e pamundur për krijesat, atëherë duhet të jetë e pamundur edhe për Allahun. Por këto fjalë tregojnë se njeriu është fare i pavëmendshëm rreth fillesave të krijimit të tij. Nëse do të mendonte për faktin që Zoti e krijoi kur njeriu nuk ekzistonte fare, nuk do të sillte një shembull të tillë. Megjithatë, Allahu i Madhëruar jep për këtë dyshim një përgjigje të plotë e shteruese. Ai thotë: