Yaseen
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا أَصْحَـٰبَ ٱلْقَرْيَةِ إِذْ جَآءَهَا ٱلْمُرْسَلُونَ 13
Përmendju atyre si shembull banorët e fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit! -Këtyre që të mohojnë dhe nuk besojnë Shpalljen e Zotit, jepu një shembull, nga i cili mund të mësojnë shumë, nëse u jepet sukses nga Zoti për të gjetur të mirën. Ky shembull është historia e banorëve të një fshati, të cilët refuzuan profetët e dërguar ndër ta dhe çfarë dënimi i përfshiu. Allahu i Madhëruar nuk na e ka treguar konkretisht se për cilin vend dhe profet bëhet fjalë. Nëse do të kishte ndonjë dobi tregimi i vendit, Ai do të na tregonte atë. Kështu, të mundohesh të gjesh se ku ishte ai vend është diçka jo e mirë dhe konsiderohet si të flasësh pa pasur dituri. Për këtë arsye, ata që flasin për të tilla çështje ngatërrohen dhe nuk kanë siguri në fjalët e tyre. Kjo të jep bindjen e plotë se rruga e diturisë së sigurt kërkon që t'i qëndrosh besnik veçse informacionit të saktë dhe burimor dhe t’i largohesh sa më shumë asaj që nuk ka ndonjë dobi. Kështu pastrohen dhe lartësohen shpirtrat dhe shtohet dituria. Kjo është rruga e saktë e shtimit të diturisë dhe jo rruga e atyre të paditurve që mendojnë se sjellja e sa më shumë fjalëve rreth një ajeti, pa u bazuar askund, është dituri. Në fakt, ato sjellin veçse pasiguri e ngatërresa, duke e ngarkuarr veten me fjalë e mendime të kota dhe të padobishme. Ato i hapin portën e marrjes me çështje të dyshimta. E rëndësishme është që, ky ishte një vendbanim, i sjellë si shembull, nga i cili mund të marrin mësim ata që Zoti do t'u japë sukses që të shohin të drejtën.