Ar-Room
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا۟ فِىٓ أَنفُسِهِم ۗ مَّا خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَأَجَلٍ مُّسَمًّى ۗ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلنَّاسِ بِلِقَآئِ رَبِّهِمْ لَكَـٰفِرُونَ 8
A nuk meditojnë ata për veten e tyre? - Këta mohues të profetëve të Zotit dhe të takimit me të, a nuk meditojnë pak në veten e tyre? Pa dyshim, mjafton të meditojnë në veten e tyre, për të gjetur shenja të mëdha, që tregojnë se Ai që i bëri të ekzistojnë nga hiçi e ka pushtetin për t’i rikthyer sërish pas vdekjes; Ai që i bëri të kalojnë nëpër faza të ndryshme: nga një pikë uji, në droçkë gjaku, pastaj në një kafshatë mishi si e përtypur, pastaj i jep shpirt dhe e bën një krijesë të gjallë një njeri, që do të dalë në këtë botë si fëmijë i dobët, pastaj rritet dhe bëhet një i ri, pastaj rritet, piqet dhe më pas, nëse Zoti e lë në këtë jetë, plaket deri në pleqëri të thellë; pra, është e pamundur që Ai t’i lerë të shpërfillur e pa u vendosur rregulla e ligje për jetën në këtë botë, pa i urdhëruar dhe pa i ndaluar, pa i shpërblyer e pa i ndëshkuar.Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre me një qëllim të madh... -Dhe ky qëllim i vërtetë dhe i rëndësishëm është që t’ju sprovojë se cili nga ju është më vepër mirë:...dhe për një kohë të përcaktuar, -Allahu vendosi një afat për jetën tuaj në këtë dynja. Kjo dynja e ka një afat dhe, kur të mbarojë ajo, atëherë ka ardhur koha e ahiretit. Atë ditë, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë dhe qiejt do të shndërrohen në të tjerë qiej.…por shumë njerëz e mohojnë takimin me Zotin e tyre (Ditën e Ringjalljes). -Për këtë arsye edhe nuk përgatiten për takimin me Të. Ata të mjerë nuk i besojnë profetët e Zotit, që njoftuan për Ditën e Gjykimit, dhe ky ishte tregues i mohimit të tyre pa asnjë argumet dhe fakt ku të mbështeteshin. Madje, argumente të shumta dhe të prera tregojnë se ringjallja dhe llogaria me drejtësi është e vërtetë që nuk mund të mohohet dhe të hidhet poshtë.