Skip to content
Tafsir As-Saadi · Ar-Room
Sūrah 30

Ar-Room

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 31

مُنِيبِينَ إِلَيْهِ وَٱتَّقُوهُ وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَلَا تَكُونُوا۟ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ 31

Kthehuni tek Ai(me pendim e bindje), kijeni frikë Atë, faleni rregullisht namazin ... -Ky është një shpjegim më i hollësishëm për mënyrën se si ta kthejmë fytyrën drejt Zotit. Kjo bëhet me kthim te Zoti i penduar, i nënshtruar ndaj Tij, duke drejtuar të gjithë forcat për të kënaqur Atë. Kjo presupozon që trupi t’i bindet asaj që gjendet në zemër. Me fjalë të tjera, duhet përkushtim për të përmbushur të gjitha adhurimet, qofshin ato që shfaqen haptaz, qoftë ato që bëhen fshehtaz dhe brenda në zemër. Gjithashtu, kthimi tek Zoti nuk mund të realizohet veçse duke iu larguar edhe gjynaheve, si atyre të dukshme e të shfaqura, ashtu edhe atyre të fshehura. Prandaj i Lartësuari thotë: "... kijeni frikë Atë dhe faleni rregullisht namazin ...". Kështu, kthimi i fytyrës drejt fesë së Zotit bëhet përmes kryerjes së urdhëresave dhe largimit nga ndalesat. Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë faljen e namazit, sepse falja e namazit të mundëson një kthim të sinqertë tek Zoti me nënshtrim e përunjësi, si dhe të mundëson arritjen e devotshmërisë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: "... fale (rregullisht) namazin! Me të vërtetë, namazi të largon nga veprat e këqija dhe padrejtësitë.". Kjo do të thotë se falja rregullisht e namazit të mundëson devotshmërinë. Pastaj thotë: "Përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve). Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju." [Ankebut 45]. Kjo është një nxitje për kthim të vazhdueshëm tek Zoti, duke e përmendur Atë në çdo gjendje. Në vijim, i Lartësuari thotë:...e mos u bëni si idhujtarët... - Mes ndalesave, Ai përmendi ndalesën më të rëndësishme që, nëse robi nuk i largohet atij, nuk i pranohet asnjë punë, pra, shirkun. Ai tha: "... e mos u bëni si idhujtarët ..." Shirku bie ndesh tërësisht me kthimin tek Allahu, në bazë të së cilës është sinqeriteti me Allahun në çdo drejtim. Në vijim, duke folur për gjendjen e shëmtuar të idhujtarëve, Allahu i Madhëruar thotë: