Ar-Room
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
فَسُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ حِينَ تُمْسُونَ وَحِينَ تُصْبِحُونَ 17 وَلَهُ ٱلْحَمْدُ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَعَشِيًّا وَحِينَ تُظْهِرُونَ 18
I madhëruar qoftë Allahu(dhe madhërojeni Atë), kur vjen mbrëmja dhe kur agon mëngjesi! I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë (dhe lavdërojeni Atë), gjatë natës dhe në drekë. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe mangësi. Ai është i Lartësuar dhe i Madhëruar, prandaj asnjë krijesë nuk mund të jetë e ngjashme me të. Ky ajet është një urdhër që krijesat ta lartësojnë dhe madhërojnë atë mëngjes e mbrëmje, në kohën e mbrëmjes dhe të paradites. Këto janë vaktet e 5 namazeve të ditës, kur Allahu i urdhëron robërit e Tij që t’i bëjnë Atij tesbih (subhanall-llah) dhe t’i thurin hamde (el hamdu lil-lah). Në këtë urdhër hyn dhikri i detyrueshëm, domethënë, falja e 5 kohëve të namazit të detyrueshëm; por edhe dhikri i pëlqyeshëm, siç janë namazet e pëlqyeshme, dhikri pas namazeve dhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes. Fakti që Allahu i Lartësuar i ka përmendur këto kohë në mënyrë të veçantë tregon se dhikri dhe adhurimi gjatë këtyre kohëve (5 vaktet e namazit dhe koha para lindjes së djellit dhe para perëndimit të tij) është më i mirë dhe i dobishëm sesa dhkri në kohë të tjera. Kështu, edhe tesbihu dhe tahmidi është shumë më i vyer dhe i shpërblyeshëm se në kohë të tjera. Madje, çdo adhurim, edhe nëse në të nuk përmenden fjalët ‘subhanallah’ (tesbihu) dhe ‘elhamdulilah’ (tahmidi) konsiderohet tesbih për Allahun, nëse bëhet me sinqeritet dhe përkushtim vetëm për Të. Madje, ky është tesbih dhe tahmid me vepra, duke treguar me adhurimet e tua se Allahu është i Pastër dhe shumë i Lartësuar, që të ketë shokë dhe të barabartë në meritën e adhurimit. Me veprat dhe adhurimet e tua, ti tregon se askush prej krijesave nuk meriton sinqeritetin dhe kthimin me përunjësi, por është vetëm Zoti që e meriton atë.