Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 41

قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةً ۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَـٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمْزًا ۗ وَٱذْكُر رَّبَّكَ كَثِيرًا وَسَبِّحْ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَـٰرِ 41

Ai(Zekeria)tha: “O Zoti im! Më shfaq mua një Shenjë!” –Kuptimi: O Zot, më jep një shenjë që të më tregojë se fëmija vërtet do të më dhurohet.Ai(Allahu)tha: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste. -Atëherë, Allahu i Lartësuar e njoftoi se shenja do të ishte një paaftësi për të folur me njerëzit, pa pasur asnjë defekt fizik tek ai. Ai, thjesht, nuk do të mund t’u fliste njerëzve me gojë, por do të komunikonte veç me gjeste. Nëse një njeri i aftë për të folur nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë, kjo është vërtet një shenjë e madhe, e cila përshtatet shumë me përgëzimin për fëmijë. Me këtë shenjë, sikur na jepet të kuptojmë se shkaqet dhe mundësitë, edhe nëse ekzistojnë, mund të bëhen të pavlefshme dhe jo ndikuese për të sjellë pasojat e tyre, ashtu sikurse edhe pasojat mund të ekzistojnë pa qenë e nevojshme të ekzistojnë shkaqet e tyre. Në përfundim, kjo tregon se, si shkaqet, ashtu edhe aftësia e tyre vepruese për të sjellë pasojat, të gjitha janë të nënshtruara ndaj vullnetit dhe përcaktimit të Allahut të Urtë e të Plotpushtetshëm. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Zekeria nuk foli për tri ditë rresht.Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Zekerian që, gjatë kësaj kohe, të kujtonte Allahun e Lartësuar dhe ta madhëronte Atë shumë, mëngjes e mbrëmje. E kështu, Zekeria dilte para popullit dhe nuk fliste dot, por u komunikonte me shenja atyre që ta madhëronin dhe ta përmendnin shumë Allahun e Lartësuar. Në një ajet tjetër të Kur’ânit thuhet: “Ai (Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” Ai (Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje!” [Merjem 10, 11]. Pra, Zekeria i këshilloi ata që ta kujtonin dhe ta madhëronin sa më shumë Allahun e Lartësuar, në mëngjes dhe në mbrëmje.