Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 12

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ سَتُغْلَبُونَ وَتُحْشَرُونَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ 12

Thuaju(o Muhamed)atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mposhtur dhe do të hidheni në Xhehenem. Sa i shëmtuar është ai shtrat!”. -Këto fjalë, nga njëra anë, u dhanë shpresë besimtarëve se fitorja dhe ndihma e Allahut do të ishte me ta dhe, nga ana tjetër, kërcënonin hapur mohuesit e Zotit, që luftonin të drejtën. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët dhe bëri që ushtria e të vërtetës të triumfonte mbi armiqtë e të vërtetës, që ishin mohues të kategorive të ndryshme, si idhujtarë, çifutë, të krishterë etj. Ndihma e Allahut do të vazhdojë të jetë me këtë popull të drejtë, me adhuruesit e Tij të sinqertë, me ushtarët e Tij besimtarë dhe besnikë. Allahu do të jetë me ta deri në Ditën e Gjykimit. Kjo profeci e Kur’ânit është një prej mrekullive të tij, e dëshmuar me sy prej njerëzve, që vërteton se ai Libër është fjalë e Zotit të gjithësisë. Më tej, Allahu i Lartësuar na tregon që, përveçse qafirët do të jenë gjithmonë të mposhtur në këtë jetë, në jetën tjetër ata do të tubohen në vendin e ndëshkimit dhe të vuajtjes së përjetshme, në zjarrin e Xhehenemit. Ai është një vend që ata vetë e përgatisin dhe e dëshirojnë për veten e tyre. Nuk ka vendqëndrim më të keq se ai i tyre dhe nuk ka ndëshkim më të rëndë se ndëshkimi i tyre.