Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 118

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ بِطَانَةً مِّن دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًا وَدُّوا۟ مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتِ ٱلْبَغْضَآءُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ وَمَا تُخْفِى صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ 118

O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon. -Allahu i Lartësuar na ndalon që të bëjmë si miq të ngushtë dhe të afërt të tjerë veç muslimanëve. Nuk u lejohet muslimanëve që të miqësohen dhe afrohen me jomuslimanët, qofshin ata idhujtarë, ithtarë të Librit apo të tjerë, deri në atë gradë sa t’u besojnë atyre sekretet e veta. Nuk lejohet që atyre t’u lihen në dorë vepra të ndryshme që lidhen me çështjen islame. E si mund t’u besosh atyre çështje të tilla të rëndësishme, kur Allahu i Lartësuar thotë se ata nuk dëshirojnë kurrë të mirën dhe përparimin tonë, madje gjithmonë dëshirojnë gjithçka që ne na dëmton?! Allahu thotë se: “...ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj”. Pra, ata janë aq të angazhuar që t’ju dëmtojnë, saqë nuk lejojnë t’u shpëtojë asnjë rast që u jepet për t’ju dëmtuar. Ata janë të papërtuar në çdo punë që ju shkakton dëmtime dhe gjithmonë ndihmojnë armiqtë tuaj kundër jush. E si mund t’u besosh të tillëve sekretet e tua dhe veprat e tjera më të rëndësishme?! Allahu i Lartësuar i përshkruan ata me një cilësi mjaft të ulët:Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe. –Kuptimi: Zemrat e tyre janë aq të mbushura me armiqësi dhe urrejtje kundër jush, saqë kjo shfaqet edhe në fjalët që thonë me gojën e tyre. Megjithatë, ajo çfarë ata e mbajnë të fshehur në gjoks është edhe më e madhe sesa ajo që shprehin me fjalë.Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni. -Allahu i Lartësuar na i qartëson dispozitat e Tij, të cilat ruajnë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit tonë. Dispozitat e Allahut i ruajnë të paprekshme mirësitë e muslimanit, qofshin ato mirësi të kësaj bote qofshin mirësi që lidhen me fenë dhe jetën tjetër. Këto dispozita, Allahu i Lartësuar i ka shpallur që ne t’i kuptojmë, dhe jo që t’i lëmë mënjanë dhe t'i shpërfillim. Ai i ka shpallur dispozitat e Tij që ne, në fillim, t’i kuptojmë e të meditojmë rreth tyre, dhe pastaj të jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja, mikun nga armiku, kujt t’i besojmë e kujt jo, sepse jo çdokujt lejohet t'i besosh për çështjet e tua të rëndësishme. Nëse muslimani është i detyruar që të jetojë mes mohuesve dhe idhujtarëve, nuk lejohet t’u hapet atyre për çështjet e tij të brendshme, edhe nëse ata shfaqen sikur janë miqtë e tij më të ngushtë. Për t’i paralajmëruar besimtarët rreth rrezikut të këtij veprimi, Allahu i Lartësuar tregon disa detaje rreth këtyre armiqve të poshtër dhe tinzarë. Ai thotë: