Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
Sūrah 28

Al-Qasas

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 15

وَدَخَلَ ٱلْمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفْلَةٍ مِّنْ أَهْلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيْنِ يَقْتَتِلَانِ هَـٰذَا مِن شِيعَتِهِۦ وَهَـٰذَا مِنْ عَدُوِّهِۦ ۖ فَٱسْتَغَـٰثَهُ ٱلَّذِى مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِى مِنْ عَدُوِّهِۦ فَوَكَزَهُۥ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيْهِ ۖ قَالَ هَـٰذَا مِنْ عَمَلِ ٱلشَّيْطَـٰنِ ۖ إِنَّهُۥ عَدُوٌّ مُّضِلٌّ مُّبِينٌ 15

Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin. Aty gjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit)dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. -Hyri ose në kohën e drekës, kur njerëzit flenë e qetësohen, ose në një kohë tjetër, kur pushojnë dhe nuk dalin nëpër qytet. Pra, gjeti dy njerëz që po përballeshin fizikisht. Njëri ishte nga populli i Musait (Izraelit) dhe tjetri ishte një kopt i Egjiptit.Izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij -Kjo tregon se njerëzit e dinin se Musai ishte izraelit. Nga ana tjetër, fakti që izraeliti i kërkoi ndihmë Musait tregon se Musai kishte fituar një emër, nga i cili të tjerët kishin frikë. Ai kishte prestigj në oborrin e Faraonit....prandaj Musai e shtyu atë me forcë dhe ai vdiq. -Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga izraeliti, Musai e shtyu me forcë koptin, shtyrje e cila i shkaktoi vdekjen, sepse Musai ishte shumë i fortë fizikisht. Por Musai (a.s) u pendua për këtë që ndodhi dhe tha:“Kjo është vepër e shejtanit...” -Kjo ndodhi për shkak të nxitjes dhe zbukurimit që shejtani i bën ligësisë.Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje. - Ajo që ndodhi erdhi nga nxitja e armiqësisë dhe e përpjekjes së tij për të devijuar dhe humbur njeriun. Pastaj i këkoi falje Zotit, duke thënë: