Ash-Shu'araa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِن نَّشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةً فَظَلَّتْ أَعْنَـٰقُهُمْ لَهَا خَـٰضِعِينَ 4
Sikur të donim Ne, do të zbrisnim mbi ata një shenjë(mrekulli)nga qielli dhe qafat e tyre do të përuleshin para saj. -Allahu mund t’u sillte atyre ndonjë shenjë e mrekulli nga ato që ata vetë propozojnë, dhe kështu qafat e atyre që mohojnë të vërtetën të mbeteshin të përulura. Por kjo do të ishte diçka e panevojshme, sepse atëherë imani i tyre do të ishte jo i dobishëm. Iman i dobishëm është veçse besimi në të fshehtën, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!" [En'am 158].