Skip to content
Tafsir As-Saadi · Ash-Shu'araa
Sūrah 26

Ash-Shu'araa

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 27

قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِىٓ أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ 27

Faraoni tha: “Profeti që është dërguar ndër ju është, vërtet i çmendur.” -Ai po thotë diçka që bie në kundërshtim me atë që pranojmë ne. Ai na kundërshton në rrugën tonë. Sipas Faraonit, ishin ata të logjikshmit dhe të mençurit, e jo Musai. Sipas Faraonit, të diturit janë ata që pretendojnë se nuk janë të krijuar dhe se qiejt dhe Toka kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë pa qenë nevoja e një krijuesi, që t’i bëjë të ekzistojnë. Sipas tyre, edhe ata vetë janë krijuar pa qenë nevoja e një Krijuesi. Sipas mendjes së mohuesit, një krijesë që është e dobët dhe e mangët nga çdo aspekt duhet të adhurohet. Sipas tij, është çmenduri dhe e pakuptimtë që të besosh se ka një Krijues të botës qiellore dhe tokësore, që kujdeset dhe u dhuron robërve mirësitë e Tij të dukshme e të fshehura. Është e palogjikshme që ky Zot t’i ftojë krijesat që ta adhurojnë. Kështu, ai vazhdoi të fliste dhe manipulonte mendjet e njerëzve dhe t’ua zbukuronte këtë mashtrim. Në fakt, edhe ata ishin një popull mendjelehtë dhe me logjikë të dobët, prandaj iu bindën. Ata i tejkaluan të gjithë kufijtë. Duke hedhur poshtë mohimin e Faraonit për Zotin e botëve, Musai tha: