Al-Furqaan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً لَّا يَخْلُقُونَ شَيْـًٔا وَهُمْ يُخْلَقُونَ وَلَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ ضَرًّا وَلَا نَفْعًا وَلَا يَمْلِكُونَ مَوْتًا وَلَا حَيَوٰةً وَلَا نُشُورًا 3
Megjithatë ata (idhujtarët) adhuruan në vend të Tij zota të tjerë, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, sepse edhe vetë janë të krijuar. -Nga gjërat më të çuditshme dhe argumentet më të qarta që tregojnë mendjelehtësinë dhe mangësinë e logjikës së tyre, madje për padrejtësinë e madhe dhe paturpësinë e tyre, është kur morën guximin të adhurojnë zota të tjerë, me të tilla përshkrime. Si është e mundur që dikush që ka sadopak logjikë e mend në kokë të adhurojë krijesa të tilla, tërësisht të dobëta dhe të pafuqishme, që nuk kanë mundësi dhe fuqi për të krijuar ndonjë gjë, sepse dhe vetë janë të krijuara. Madje disa prej këtyre zotave, këta të mjerë i kanë prodhuar dhe punuar me duart e tyre. Një cilësi tjetër e këtyre idhujve është dhe fakti se:Ata nuk kanë në dorë për veten as dëm e as dobi; -Domethënë, as për veten e tyre nuk mund të bëjnë ndonjë të mirë apo ta mbrojnë nga ndonjë e keqe, as të vogël e as të madhe. Gjithashtu, ata:... nuk kanë në dorë as vdekje as jetë e as ringjallje. -Ata nuk kanë mundësi të kenë nën kontroll veten e tyre, as vdekjen e as jetën, ashtu si nuk kanë zotësinë për të ringjallur pas vdekjes. Çdo mendje e shëndetshme gjykon në mënyrë të prerë për kotësinë e adhurimit të këtyre idhujve dhe për mangësinë e logjikës së atyre që i konsiderojnë ata si zota dhe partnerë të Allahut të Madhëruar, i Cili është Krijuesi i të gjitha krijesave. Ai është i Vetëm dhe pa shok në këtë atribut. E si mund të ketë partner Ai, në dorën e të Cilit është dobia dhe dëmi, dhënia dhe privimi, i Cili jep jetën dhe ka pushtetin mbi vdekjen; Ai që do të ringjallë krijesat pasi të vdesin dhe do t’i tubojë të gjithë para Tij Ditën e Ringjalljes! I Madhëruari dhe i Lavdëruari vendosi që për krijesat të jenë dy vende të përjetshme: njëri është vend i dëshpërimit, poshtërimit dhe ndëshkimit për të gjithë ata që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, ndërsa tjetri është vendi i shpëtimit, lumturisë dhe mirësive të përjetshme për të gjithë ata që e adhurojnë Atë si një të vetëm dhe të pashoq.