Al-Muminoon
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
لَقَدْ وُعِدْنَا نَحْنُ وَءَابَآؤُنَا هَـٰذَا مِن قَبْلُ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّآ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ 83
Të tilla gjëra na janë premtuar neve dhe prindërve tanë më parë! -Si ne, edhe të parët tanë, gjithmonë jemi njoftuar se do të ketë ringjallje, por nuk po e shohim të ndodhë. Prandaj ne themi se:Ato nuk janë gjë tjetër, veçse tregime të lashta. -Janë thjesht histori e legjenda të të parëve, që i tregonin për t’u argëtuar, por që nuk kanë asgjë të vërtetë. Allahu i shëmtoftë! Ata ishin mashtrues të poshtër, sepse Allahu i Madhëruar u tregoi shenja shumë më të mëdha sesa thjesht ringjallja e njerëzve, siç thotë Ai: "S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Gafir 57]. Ose: "Ai na solli Neve një shembull, por harroi krijimin e vet. Ai tha: “Kush i ngjall eshtrat, pasi të jenë kalbur? “ Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. Prej pemëve të gjelbra, Ai nxjerr për ju zjarrin, dhe ju ndizni prej tij”. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet. I lartë është Ai në dorën e të cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai ktheheni (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi)." [Ja sin 78 – 83]. Gjithashtu, thotë: "O njerëz! Nëse ju dyshoni për ringjalljen, atëherë dijeni se Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj prej një kafshate mishi, që bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t'jua bërë të qartë. Ne e mbajmë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si foshnjë, derisa arrini moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin të rinj e ndonjë jeton pleqëri të thellë, aq sa nuk mban mend asgjë nga dija që ka pasur. Ti sheh që toka është e tharë, por kur Ne i hedhim ujin, ajo gjallërohet, gjelbërohet dhe prej saj dalin gjithfarë çifte bimësh të këndshme. Kjo ndodh, sepse Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit dhe se Ai është i Fuqishëm për gjithçka." [Haxh 5, 6].