Al-Muminoon
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ 58
Ata, të cilët i besojnë Argumentet e Zotit të tyre;... -Kur u lexohen ajetet e Zotit, u shtohet besimi dhe meditojnë gjatë në ajetet kuranore. Ata i kuptojnë qartë këto ajete dhe e shohin sa i mrekullueshëm është Kur'ani dhe sa në harmoni të plotë janë ajetet e tij. Në të nuk mund të gjesh kurrë asnjë kundërthënie. Aty gjen gjithçka që u duhet për të njohur e marrë dituri të plotë rreth Zotit, prandaj besimtarët mbushen me dashuri, shpresë dhe frikë nga Ai. Atje mësojnë gjithçka që kanë nevojë të dinë rreth Ditës së Gjykimit dhe Llogarisë dhe të tilla njohuri e mbushin zemrën e tyre me hollësitë më të fshehta të imanit dhe ndjenjave që ai kultivon në zemër. Është e pamundur që të shprehësh me fjalë ato ndjenja të fuqishme që e transformojnë njeriun dhe e ngrenë në grada të larta të bamirësisë. Gjithashtu, këta të zgjedhur meditojnë edhe në shenjat e Zotit në krijimin e Tij, siç ka thënë i Madhëruari: "Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë mend. Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je pastër nga çdo të mete. Na ruaj prej dënimit të Zjarrit! Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për Besim (e që thoshte): “Besoni në Zotin!” e ne besuam. Zoti ynë, nai fal gjynahet tona, nai mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al Imran 190 – 194].