Al-Muminoon
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَإِنَّ لَكُمْ فِى ٱلْأَنْعَـٰمِ لَعِبْرَةً ۖ نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِى بُطُونِهَا وَلَكُمْ فِيهَا مَنَـٰفِعُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ 21
Dhe te bagëtitë ka(gjithashtu) shenja për të medituar. -Ndër mirësitë e tij të shumta janë edhe bagëtitë, të cilat Allahu i Madhëruar jua nënshtroi dhe i vuri në shërbimin tuaj. Në to ka mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dobi të shumta për njerëzit.Nga barqet e tyre Ne ju japim të pini(qumësht). - Ju merrni prej tyre qumësht të këndshëm dhe shumë të vlefshëm, që del nga barku i tyre.Ju keni edhe shumë dobi të tjera dhe prej mishit të tyre ju ushqeheni. -Ju përfitoni edhe nga leshi apo puplat e gjësë së gjallë, siç thuhet në ajete të tjera: "Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë). Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini." [Nahl 5-8]. Ose: "Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë (për të menduar). Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë." [Nahl 66]. Ndër ushqimet më të mira janë mishi dhe dhjami, që përfitohen prej kafshëve.