Al-Muminoon
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
ثُمَّ خَلَقْنَا ٱلنُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا ٱلْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا ٱلْمُضْغَةَ عِظَـٰمًا فَكَسَوْنَا ٱلْعِظَـٰمَ لَحْمًا ثُمَّ أَنشَأْنَـٰهُ خَلْقًا ءَاخَرَ ۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحْسَنُ ٱلْخَـٰلِقِينَ 14
Më pas, atë pikë(fare)e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi(fetus). - Pasi kalojnë 40 ditë në gjendjen e asaj pikë fare, Ne e kthejmë atë në një droçkë gjaku të kuq. Pastaj pas dyzet ditësh të tjera, Zoti e kthen atë në "mudgatun", pra, në një copë mishi të vogël, që duket si një kafshatë mishi e përtypur, sepse mudga do të thotë ‘kafshatë e përtypur’. Pastaj, këtë copë mishi të butë e shndërron në strukturë kockore:Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish. -Pastaj ato kocka i veshim me mish. Në fillim, nga mishi i butë, formohet kocka e fortë, pastaj këto kocka Zoti i mbush ose i vesh me mish. Kjo ndodh në dyzetditëshin e tretë. Më pas, i Madhëruari thotë:Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). –Kur i fryhet shpirti, ajo shndërrohet në një gjallesë me shpirt.I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues! -U lartësoftë, u madhëroftë dhe u shtofshin mirësitë që vijnë prej Allahut! Ai është më i miri Krijues, si thuhet në Kur'an: “Është Ai i cili e përsosi krijimin e çdo gjëje, Ai që krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijoheshin prej një pike uji të përbuzur. Ai e formëson atë plotësisht (në barkun e nënës) dhe i fryn prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. Është Ai që ju pajis me dëgjim, me shikim dhe me zemër. Por ju, shumë pak falënderoni!” [Sexhde 7]. I gjithë krijimi i Allahut është i mirë, por nuk ka dyshim se njeriu është më i miri krijim i Tij, ashtu siç thotë i Madhëruari: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Prandaj të zgjedhurit e Zotit (profetët dhe besimtarët) janë krijesat më të mira dhe më të plota që ekzistojnë.