Al-Hajj
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
فَكَأَيِّن مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَـٰهَا وَهِىَ ظَالِمَةٌ فَهِىَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَبِئْرٍ مُّعَطَّلَةٍ وَقَصْرٍ مَّشِيدٍ 45
Sa e sa fshatra keqbërësish kemi goditur,... -Jaë të shumtë popujt që Ne i shkatërruam me ndëshkime të rënda e poshtërim që në jetën e dynjasë. Ata e merituan këtë, sepse ishin keqbërës dhe të zhytur në padrejtësi, që refuzonin besimin te Zoti dhe profetët e Tij. Ndëshkimi i Zotit nuk ishte aspak i padrejtë ndaj tyre. Pas këtij ndëshkimi të drejtë, vendbanimet e tyre u shkretuan, siç thotë Zoti:... që janë rrënuar tërësisht. -Ndërtesat, kështjellat e muret e tyre u shembën nga themelet. Ato që kishin qenë dikur aq të shndritshme e madhështore, me jetë plot kënaqësi e gjallëri, u shndërruan në gërmadha të frikshme e të braktisura.Puset janë braktisur e pallatet e larta janë shkretuar. -Ishin sa e sa burime e puse me ujë të freskët, ku njerëzit dhe kafshët e tyre shkonin për të pirë, ndërsa tashmë nuk ka kush shkon më atje, madje edhe burimet kanë shteruar. Ishin ndërtuar pallate e kështjella të bukura e madhështore, por kur erdhi ndëshkimi i Zotit, ato nuk u vlejtën aspak, madje u shkatërruan e u shndërruan në gërmadha. Kjo u bë që të shërbejë si mësim për të mençurit, që meditojnë rreth tyre. Më pas, Allahu i Madhëruar i fton adhuruesit e Tij që të udhëtojnë nëpër tokë, që të shohin dhe të nxjerrin mësime. Ai thotë: