Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Sūrah 21

Al-Anbiyaa

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 90

فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ وَوَهَبْنَا لَهُۥ يَحْيَىٰ وَأَصْلَحْنَا لَهُۥ زَوْجَهُۥٓ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا ۖ وَكَانُوا۟ لَنَا خَـٰشِعِينَ 90

Ne ia pranuam lutjen dhe i dhuruam Jahjanë... -Allahu i dhuroi këtë djalë të dashur, që do të ishte një Profet shumë i nderuar. Askush para Jahjas nuk ishte quajtur ashtu.Ne e shëruam shterpësinë e bashkëshortes së tij për të. –Gruaja e tij, që më parë ishte beronjë dhe nuk bënte fëmijë, u rregullua. Zoti e bëri organizmin e saj të gatshëm për të bërë një fëmijë për Profetin e Tij të dashur. Kjo është dobia që të vjen nga shoku i mirë. Edhe ty të përfshin mirësia dhe bekimi, ashtu si shoku i mirë. Fryt i lidhjes martesore të Zekerias ishte Jahja, një fëmijë i dashur dhe plot cilësi të larta. Pasi i përmendi të gjithë këta profetë veç e veç, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata së bashku, duke thënë:Ata përpiqeshin për punë të mira,... -Ata garonin për punë të mira e adhurime, në kohët më të mira. Ata i kryenin adhurimet në formën më të plotë dhe nuk linin asnjë mirësi pa e bërë, me sa mundësi që kishin. Ata i shfrytëzonin gjithashtu mundësitë që u jepeshin.Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar... -Ata luteshin për mirësitë e kësaj bote dhe të ahiretit. Ata luteshin gjithashtu për mbrojtje nga të këqijat në të dyja jetët. Zemrat e tyre ishin të mbushura gjatë gjithë kohës me shpresë dhe me frikë. Ata nuk ishin asnjëherë të pavëmendshëm, mospërfillës e të përhumbur në kotësira e lojëra.... dhe ishin respektues ndaj Nesh. –Ata na respepektonin duke qenë të nënshtruar, të përulur të përkushtuar në lutje e përgjërim. Ata ishin të tilë, sepse dituria e tyre për Zotin ishte e plotë dhe e thellë. E si mund të ishin ndryshe këta njohës të mirë të Zotit të Tokës dhe të qiejve?!