Al-Anbiyaa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
لَا تَرْكُضُوا۟ وَٱرْجِعُوٓا۟ إِلَىٰ مَآ أُتْرِفْتُمْ فِيهِ وَمَسَـٰكِنِكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْـَٔلُونَ 13
Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! -Largimi me vrap nuk ka për t’ju shpëtuar dhe as pendimi nuk ju vlen më. Nëse keni mundësi, kthehuni tani në vendet tuaja, ku dëfreheshit të shfrenuar me kënaqësitë e kësaj bote, në banesat tuaja luksoze! Kthehuni në botën tuaj, që ju mashtroi e ju bëri të harronit ahiretin! A e shihni më veten si të paprekshëm? Po kënaqësitë, që i shihnit si të pashtershme dhe madhështinë që pretendonit se ishte e pacenueshme, a i keni më tani? A mund të ktheheni më në gjendjen tuaj të mëparshme? Tashmë nuk ka mundësi kthimi dhe pendimi. Tashmë ju ka përfshirë ndëshkimi dhe urrejtja e Zotit. Tashmë ju ka lënë krenaria e lavdia e dikurshme. Tani jeni nisur drejt ndëshkimit dhe dëshpërimit, që nuk do t’ju ndahen kurrë.