Skip to content
Tafsir As-Saadi · Taa-Haa
Sūrah 20

Taa-Haa

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 135

قُلْ كُلٌّ مُّتَرَبِّصٌ فَتَرَبَّصُوا۟ ۖ فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ أَصْحَـٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِىِّ وَمَنِ ٱهْتَدَىٰ 135

Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju! - Mohuesit e Profetit e quanin atë gënjeshtar, thoshin: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”. Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. [Tur 30, 31]. Ndërsa në këtë ajet thuhet: “Të gjithë janë duke pritur, prandaj prisni edhe ju!” Pra, prisni që unë të vdes, sepse edhe unë po pres që ju t’ju përfshijë ndëshkimi i Zotit. Por ne presim veç mirësi prej Allahut, siç thotë ajeti kuranor: “Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! Thuaj: “E çfarë prisni për ne, përveçse njërës nga dy të mirat (therori ose fitore)? Ndërsa ne presim për ju që Allahu t’ju godasë me një dënim prej Tij, ose prej duarve tona. Prisni atëherë, sepse edhe ne së bashku me ju po presim!”” [Teube 51, 52].Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”. - Ata që ndjekin rrugën e drejtë të shpallur nga Zoti, ata janë të shpëtuarit dhe njëkohësisht ata që kanë fituar mbarësi në këtë botë dhe në ahiret. Ndërsa ata që e shpërfillin këtë rrugë do të jenë në humbje dhe dëshpërim. Dihet mirë se Profeti i Zotit dhe pasuesit e tij e gjetën rrugën e drejtë dhe do të jenë në kopshtet e mirësisë përjetësisht, ndryshe nga armiqtë e tyre, që do të përfundojnë në Xhehenem pa shpresë për shpëtim. Allahu është më i ditur.