Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
ثُمَّ أَنتُمْ هَـٰٓؤُلَآءِ تَقْتُلُونَ أَنفُسَكُمْ وَتُخْرِجُونَ فَرِيقًا مِّنكُم مِّن دِيَـٰرِهِمْ تَظَـٰهَرُونَ عَلَيْهِم بِٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَإِن يَأْتُوكُمْ أُسَـٰرَىٰ تُفَـٰدُوهُمْ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيْكُمْ إِخْرَاجُهُمْ ۚ أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ ٱلْكِتَـٰبِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ ۚ فَمَا جَزَآءُ مَن يَفْعَلُ ذَٰلِكَ مِنكُمْ إِلَّا خِزْىٌ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰٓ أَشَدِّ ٱلْعَذَابِ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ 85
Por, jeni pikërisht ju(që dhatë besën), që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë(prej jush) i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar(me idhujtarët)kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni shpërblesën për t’i liruar ata(duke zbatuar kështu një urdhër të Teuratit). Por edhe dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. -Pra, nga njëra anë, ata pranonin çështjen e kompensimit të robërve, ndërsa, nga ana tjetër, kryenin vrasje dhe dëbime prej shtëpive. Prandaj Allahu i Lartësuar i qorton ashpër për këtë veprim të shëmtuar, që rridhte nga besimi i tyre i mangët:Atëherë a besoni vetëm një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! -Kuptimi: A po e besoni (dhe zbatoni) një pjesë të Librit (për çështjen e kompensimit të robërve) dhe pjesën tjetër (për vrasjen, dëbimin dhe plaçkitjen) po e mohoni?! Ky ajet flet për zbatimin e urdhrave dhe për largimin nga ndalesat, të cilat janë pjesë e imanit. Pastaj i Madhëruari na tregon se cili është ndëshkimi i atyre që bëjnë të tilla gjëra:A e dini çfarë ndëshkimi pritet për ata që bëjnë gjëra të tilla? Ata, veç poshtërimit në jetën e kësaj bote,… -Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i poshtëroi ata q ë në këtë jetë. Nëpërmjet Profetit të Tij, Ai i vrau ata që merituan vrasjen, i robëroi ata që merituan robërinë dhe i dëboi prej vendeve të tyre ata që e merituan dëbimin. Ky ishte poshtërimi në jetën e dynjasë.…në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. -Ditën e Gjykimit, ata do t’i nënshtrohen ndëshkimit më të rëndë. Pastaj i Lartësuari na tregon shkakun që nxiti tek ata besimin në një pjesë të Librit dhe mohimin e pjesës tjetër të tij: