Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
قَالُوا۟ سُبْحَـٰنَكَ لَا عِلْمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ 32
“ Pa të meta je, o Zoti ynë!” -Kuptimi është: Ti je larg çdo të mete e mangësie, që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin Tënd.“Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.” -Kuptimi: Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim tjetër, por veçse në drejtime dhe aspekte që Ti na i ke mësuar, si mirësi dhe dhuratë prej Teje.“Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” -Kuptimi: Ti je i Gjithëdituri, i Cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij. Dijes së Tij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë, që nuk mund t’i fshihet as ndonjë gjë më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo.“… dhe i Urti” -Kuptimi: Ti je i Urti, që ka urtësinë absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse: krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse urdhëron për diçka, këto urdhra shfaqin urtësinë e Tij. Urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon.Kështu pra, melekët e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar, në momentin kur u ndien të paaftë në njohjen e gjërave më të vogla dhe më të imta, për të cilat u pyetën. Ata, gjithashtu, shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave ishte edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Ademit (a.s) dhe i thotë: