Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sūrah 2

Al-Baqara

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 281

وَٱتَّقُوا۟ يَوْمًا تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى ٱللَّهِ ۖ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 281

Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, kur secilit do t’i jepet e plotë ajo që ka fituar, pa iu bërë asnjë padrejtësi. -Ky është nga ajetet e fundit që janë shpallur prej Kur’ânit. Ai është një ajet madhështor, prandaj është përzgjedhur për të qenë mbyllja e dispozitave, urdhrave e ndalesave të ligjëruara nga Zoti i gjithësisë. Ky ajet është shumë i përshtatshëm për këtë mbyllje, sepse përmban premtimin për shpërblim dhe paralajmërimin për ndëshkim ndaj atyre që e meritojnë. Ai që e di me siguri se do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta marrë në llogari për çdo gjë që ka bërë, qoftë ajo e madhe apo e vogël, e shfaqur apo e fshehur, sepse Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, atëherë një njeriu të tillë do t’i mbushet zemra me ndjenja devotshmërie, me frikë dhe me shpresë. Nëse zemra e robit nuk i ka këto njohuri, atëherë nuk ka asnjë mundësi që ajo të mbushet me të tilla ndjenja të mrekullueshme, të cilat i përjeton vetëm adhuruesi dhe askush tjetër.