Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sūrah 2

Al-Baqara

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 243

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُوا۟ مِن دِيَـٰرِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُوا۟ ثُمَّ أَحْيَـٰهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ 243

A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes? -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon historinë e disa mijëra njerëzve, të cilët u larguan nga vendi i tyre me një qëllim të vetëm: për t'i shpëtuar vdekjes nga një fatkeqësi që u kanosej. Porse caktimit të Allahut nuk mund t'i shpëtosh. Kështu, Allahu i Lartësuar u tha:Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. -Pra, ata vdiqën që të gjithë. Më pas, Allahu i Lartësuar i ringjalli ata, ndoshta për shkak të lutjes së Profetit të tyre, ose për ndonjë shkak tjetër. Ai i ringjalli ata, duke u treguar në këtë mënyrë mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të madhe. Ai i ringjalli ata, për t'u qartësuar krijesave fuqinë e Tij të padiskutueshme për ringjalljen e të vdekurve. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. -Megjithëse Allahu i Lartësuar u dhuron krijesave mirësi të jashtëzakonshme, shumica e tyre nuk tregojnë mirënjohje. Madje shumë prej tyre, mirësitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, i shfrytëzojnë për të kryer gjynahe ndaj Tij. Pak njerëz i njohin mirësitë e Zotit dhe shumë pak prej tyre i përdorin ato për ta falënderuar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij. Pastaj, i Lartësuari na urdhëron që të luftojmë për hir të Tij, kundër armiqve të rrugës së drejtë. Ai na urdhëron që të luftojmë për të përhapur ndër njerëz fenë e Tij: adhurimin e një Zoti të vetëm: