Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
Sūrah 18

Al-Kahf

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 109

قُل لَّوْ كَانَ ٱلْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَـٰتِ رَبِّى لَنَفِدَ ٱلْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَـٰتُ رَبِّى وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِۦ مَدَدًا 109

“Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.” -Sikur të gjithë detet e botës të ishin bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim dhe sikur të gjitha pemët e tokës, nga fillimi i botës deri në fundin e saj, të ishin lapsa për të shkruar fjalët, edhe detet do të shteronin, edhe pemët do të harxhoheshin e do të treteshin, përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim. Kjo është diçka shumë e madhe, që askush nuk mund ta përfshijë me dijen e vet. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera, nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjimtar i Urtë.” [Lukman 27]. Sigurisht, ky krahasim është sjellë që mendjet njerëzore ta kuptojnë më lehtësisht, që të gjitha këto janë krijesa dhe të gjitha krijesat e kanë një fund, ndërsa fjalët e Zotit janë cilësi të Tij, dhe cilësitë e Tij nuk janë të krijuara, prandaj, si të tilla, nuk kanë kufi dhe as fund. Çfarëdo madhështie dhe pafundësie që të përfytyrojnë krijesat, Allahu qëndron shumë më lart atyre. Të tilla janë të gjitha atributet e Allahut të Lartësuar, si dituria, urtësia, pushteti dhe mëshira. Sikur të mblidhej dituria e gjithë botës, nga i pari deri tek i fundit, dhe banorët e qiellit dhe të tokës, kjo dituri do të ishte si shembulli i një harabeli, që qëndron në breg të oqeanit dhe merr një pikë ujë me sqepin e tij. Është kështu, sepse Allahu ka cilësitë më të plota dhe më madhështore, më të gjera dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm tek Allahu do të kthehen të gjithë.