Al-Israa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَءَاتِ ذَا ٱلْقُرْبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلْمِسْكِينَ وَٱبْنَ ٱلسَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا 26
Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot! -Tregohu bamirës ndaj të afërmve e farefisit, qoftë duke kryer detyrimet ndaj tyre, qoftë duke i ndihmuar në mënyrë vullnetare. Këto detyrime e përgjegjësi janë në varësi të gjendjes, llojit të nevojave, afërsisë farefisnore dhe kohës se kur shfaqen këto nevoja. Gjithashtu, Allahu na urdhëron të plotësojmë edhe detyrimin ndaj nevojtarëve. Le t’u japim atyre zekatin ose sadakatë, që të plotësojnë nevojat që kanë. Po kështu edhe për udhëtarin që ka mbetur në mes të rrugës, larg vendit, pasurisë e të afërmve të tij. Për të gjitha këto kategori, Allahu na ka porositur që t’u japim ndihma materiale, por pa e dëmtuar pasurinë tonë. Ai thotë të shpenzojmë me masë, duke i dhënë secilit aq sa duhet, pa e tepruar, sepse teprimi dhe shpenzimet e kota janë të ndaluara. Allahu thotë për ata që e teprojnë: